Atik Mosque in Gjilan - Kosovo
in by admin
|
no comments
Atik Mosque in Gjilan - Kosovo
Atik Xhamia, ndryshe e njohur si Xhamia e Medresesë, është ndërtuar në shekullin XVII. Është xhamia e parë e ndërtuar në qytet. Shënimet flasin për përfundimin e punimeve në vitin 1606, por hasen edhe shkrime që flasin për vitin 1609. E rëndësishme është se Atik Xhamia është ndërtuar në gjysmën e dytë të dhjetëvjetëshit të parë të shekullit XVII. Themelimi i Gjilanit si qendër rreth vitit 1750 bie ndesh me vjetërsinë e Atik Xhamisë. Një xhami e tillë nuk mund të ndërtohej në një vendbanim jo strategjik dhe të pazhvilluar ekonomikisht për kohën. Si e tillë, xhamia sjell dëshmi për një qytet më të vjetër se ç’konstatohet për Gjilanin. Paraqitja e Gjilanit me emrin Gilan që në vitin 1423 si fshat nuk duhet tejkaluar shpejtas. Xhamia ka sallën e lutjeve dhe minaren, ndërsa hajati, dikur funksional, është prishur në vitin 1993, kur ndërtohet një aneks, i cili i bashkëngjitet objektit të xhamisë duke u bërë pjesë integrale e tij. Xhamia është ndërtuar me material të ndryshëm: gurë, tulla, hatulla vertikale dhe horizontale, llaç gëlqereje dhe thupra të shtypura (shtupë). ;
.
|
|
|
|
|
|
|
|
source=https://www.facebook.com/xhamiaatikemedreses https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=421
|
address:Xhamia 'Atik'
Rr. Adem Jashari,
Gjilan, Kosovë
map for Xhamia 'Atik'
Share and Enjoy