Hamam Mosque in Peje - Kosovo

 

Hamam Xhamia është ndërtuar rreth vitit 1587. Ajo gjendet në pjesën e vjetër të qytetit në lagjen e “Haxhi Zekës”, afër Hamamit të Haxhi beut dhe ndërtesës së Shkollës së parë shqipe në Pejë. Xhamia hyn në radhën e monumenteve të vjetra historike të trashëgimisë kulturore, jo vetëm për qytetin e Pejës por tërë Kosovës. Xhamia njihet me emrin Bulla Zade Hasan. Është djegur në vitin 1890, si dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe pas 5 viteve është rindërtuar. Në oborrin e xhamisë ekzistojnë një numër i varrezave të cilat i takojnë periudhave të ndryshme kohore. Xhamia në hyrje ka pasur hajatin, në anën e djathtë ka të vendosura krojet për abdes. Xhamia në brendësi ka sallën e lutjeve, mahfilin, mimberin dhe derën e hyrjes në minare. Minarja është punuar nga guri i gdhendur dhe është me 12 kënde ku janë 12 harqe. Sipërfaqja totale është 285 m2. Çardaku (hyrja) është shtuar më vonë. Xhamia ka pësuar transformime gjatë rindërtimit dhe nuk e ka pamjen fillestare. Objekti ambientohet me objektet përreth. Është djegur dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1999. Kurse është restauruar gjatë vitit 2001. Xhamia shtrihet në referencat kadastrale 736 me nr. 473 në hartën nr. 33,14, me një shtrirje prej: 17.50 X 14.00 m. ;

.

Hamam Xhamia | Hamam Mosque - Pejë, Kosovë | Hamam Xhamia - Pejë

Hamam Xhamia | Hamam Mosque - Pejë, Kosovë | Hamam Xhamia - Pejë

Hamam Xhamia | Hamam Mosque - Pejë, Kosovë | Hamam Xhamia - Pejë

Hamam Xhamia | Hamam Mosque - Pejë, Kosovë | Hamam Xhamia - Pejë

source:http://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8650

address:Hamam Mosque in Peje
Lagjja Haxhi Zeka, Pejë
Kosovo

map for Hamam Mosque

Share and Enjoy

 
 
 
 

0 Comments

 
 

Leave a Comment

 
*
*
 




Input symbols