Suzi Mosque in Prizren - Kosovo
in by admin
|
no comments
Suzi Mosque in Prizren - Kosovo
Njihet si xhamia më e vjetër e qytetit të Prizrenit. Në popull njihet me emrin xhamia e Sozisë. Është e ndërtuar në vitin 1513 me financim të dijetarit të njohur të asaj kohe Suzi Çelebiu. Ai bashkë me xhaminë ndërtoi edhe mejtepin, bibliotekën (në historinë e bibliotekave të Kosovës njihet si biblioteka e parë e Kosovës), një çezme dhe një urë në lagjen e Sozisë. Është e njohur vepra poetike e tij e shkruar”Gazavetnameja”. Përmendet se renovimin dhe ngritjen e minares së Soziut e ka bërë Ymer beu. Viteve nëntëdhjeta xhamia është riparuar plotësisht, dhe është në gjendje të mirë funksionale.;
.
address:
Xhamia "Suzi Çelebi"
Suzi Çelebia
Prizren, kosovo
map for Suzi mosque
Share and Enjoy